Ditën e djeshme është miratuar vendimi i qeverisë “Për një ndryshim në vendimin nr.600, datë 9.10.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e shërbimit të sigurisë publike në institucionet e arsimit parauniversitar dhe të kritereve për oficerët e sigurisë”, të ndryshuar
Me këtë ndryshim ulet numri i nxënësve për shkollat që do të vijojnë të kenë shërbim të sigurisë publike në institucionet e arsimit parauniversitar publik. Në vijim shkollat e mesme të larta, gjimnazet, që kanë jo më pak se 80 nxënës, dhe në institucionet e arsimit parauniversitar të arsimit bazë, që kanë jo më pak se 600 nxënës do të kenë oficer sigurie. Deri tani ky numër ka qenë 100 për AML dhe 700 për arsimin bazë.
Nuk dihet nëse kjo masë është marrë për të ruajtur numrin e 221 oficerëve të miratuar aktualisht pasi në shumë shkolla ka rënë numri i nxënësve, apo vërtetë qeveria ka menduar të shtojë më shumë punonjës të shërbimit të sigurisë në shkolla. MAS duhet të shprehet nëse shtohet numri i OS-ve apo mbetemi në të njëjtat shifra.
