Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali. Sipas mediave faqinje, Mariglen Gjegji, i lindur në Greqi, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
I riu po udhëtonte përgjatë luginës së Tanaros kur u përplas me një Mitsubishi Gls.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Isorella në Cherasco ku i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i makinës është dërguar në spitalin e Verduno-s në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
