Studimi Havardit: Ja sëmundjet e rrezikshme që ju prekin kur nuk hani mëngjes

Studimi i bërë nga Shkolla e Shëndetit Publik të Universitetit të Havardit ka dalë në përfundimin e mosngrënia e mëngjesit shkakton probleme serioze shëndetësore.

Në këtë studim morën pjesë 26 mijë burra mbi 45 vjeç, të cilët nuk kishin probleme shëndetësore.
Pasi shkencëtarët panë të gjithë faktorët e mundshëm të rrezikuar për probleme serioze kardiovaskulare, arritën në përfundimin se anashkalimi i mëngjesit rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe vdekjen nga sëmundjet e rënda të zemrës me 27%.

Në të njëjtën kohë, pjesëmarrësin që hanin më pak mëngjes, ishin më të uritur më vonë gjatë ditës dhe konsumonin më shumë ushqim në mbrëmje. Sipas tyre, anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në probleme si: obeziteti, hipertensioni dhe diabeti.