Shtëpia u përfshi nga flakët/ Humb jetën 12-vjeçarja në Gjirokastër

Një 12-vjeçare ka humbur jetën në Gjirokastër.

12-vjeçarja në Gjirokastër që ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore pas një zjarri që ra në banesën ku jetonte ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dervician, Dropull ndërsa vajza ndodhej në shtëpi me të atin në momentin që ka rënë zjarri.

Për pasojë, lëndime ka marrë edhe i ati, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet ende. Zjarri në banesën në Dervician ka rënë rreth orës 20:30. Në shtëpi ndodheshin kryefamiljari I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare.

Ata u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjekësore, por për fat të keq e mitura nuk mundi të mbijetonte.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.