Shqipëria zgjedh “ushtarët” e fushës kundra Hungarisë/ Rreshtimi i mundshëm

Sot, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja Hungari-Shqipëri në “Puskas Arena”.
Hungarezët do të përballen me Shqipërinë pas humbjes së pësuar në “Elbasan Arena”, ndërkohë që kuqezinjtë duhet të sigurojnë të paktën një barazim, që do të jetë i rëndësishëm nëse fitojmë më datë 12 përballë Polonisë në “Elbasan Arena”.
Trajneri Reja për duelin e sotëm ka pasur edhe dilema në lidhje me formacionin, kryesisht për aktivizimin apo jo të Nedim Bajramit në mesfushë.
Italiani me shumë gjasa do t’i besojë Çekiçit, i cili gëzon një formë të mirë dhe do të zbresë në fushë nga fillimi.
Edhe dilema e sulmit është zgjidhur, me Uzunin që do të jetë krah Cikalleshit.
Mesfusha plotësohet me të zakonshmit Bare e Gjasula, kurse në linjë luajnë Trashi e Hysaj. Berisha, kapiteni i skuadrës, luan nga fillimi, sikurse Ismajli, Kumbulla e Gjimshiti, të cilët janë kthyer të paprekshëm.