Sekreti për të qenë energjik në mëngjes/ Ja si vepron ylli amerikan

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, nga i cili varet dhe energjina jonë për të nisur ditën.
Chrissy Teigen ka dy fëmijë me John Legend dhe është një nënë dhe grua shumë e përkushtuar. Pavarësidht angazhimeve të shumta, ajo nuk e neglizhon kurrë pamjen e saj.
Por cili është zakoni që e ndihmon atë të jetë në formë dhe plot energji?
Ajo thotë se mëngjesi është shumë i rëndësishëm për të. Modelja dhe autorja e librave të gatimit, sigurohet që të fillojë çdo ditë me një vezë. “Unë nuk jam adhuruese e ëmbëlsirave apo brioshëve me çokollatë për mëngjes. Duhet të ha vezë çdo ditë.
Mëngjesi ideal për mua përbëhet nga dy vezë të gatuara shumë thjesht, proshutë ose sallam derri, avokado të prerë në feta dhe domate. Unë nuk mund të ha petulla në mëngjes, do të dua të fle përsëri”, ka deklaruar ylli.