Rreshje shiu në vend/ Njihuni me parashikimin e motit

Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë motin mbi territorin shqiptar kryesisht gjatë paradites. Por duke ju afruar mesditës vranësirat shpeshtohen në zonat jugore dhe qëndrore duke gjeneruar shira aftashkurtër.

Reshjet do të jenë herë pas herë rrebeshe në zonat jugore-juglindore. Ndërsa orët e vona të pasdites sjellin largim gradual të vranësirave dhe reshjeve duke i spostuar drejt kufirit juglindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.