Rama me studentët e Kosovës/ “Nga ikonë mode” kryeministri vendos të bëhet kosovar

Ditën e sotme kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me studentët e Universitetin e Prishtinës ku nuk kanë munguar pyetjet rreth marrëdhënieve mes dy shteteve shqiptare.
I pyetur rreth rolit në Luginën e Preshevës, Rama është shprehur se Presheva duhet të ketë një mbështetje të dyfishtë, si nga Shqipëria dhe Kosovës.

“Shumë shpesh kur flitet për marr mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe përpjekjet për të zhvilluar një marrëdhënie konstruktive me Serbinë. Por harrojnë se në Serbi jetojnë shqiptarë dhe bëhet fjalë për një pakicë të rëndësishme kombëtare që kanë nevojë për një mbështetje të dyfishtë. Një mbështetje nga jashtë, nga shteti i shqiptar dhe shteti i Kosovës. Por edhe një mbështetje nga brenda…duke krijuar një raport sa më të volitshëm me qeverinë e shtetit ku jetojnë. Mospasja parasysh e këtij fakti, nuk na ndihmon të kuptojmë si ti avancojmë liritë dhe të drejtat e atyre që jetojnë në Luginë. Nga mos konsideromi i tij vjen humbja e një prej elementeve me të cilët mund të punojmë në favor të banorëve të Luginës,”-u shpreh Rama.
Një tjetër student e ka pyetur kryeministrin rreth raportit Kosovë-Shqipëri, ku theksoi se në mandatin e dytë të Qeverisë Rama në kabinet ndodheshin 2 ministra nga Kosova, kurse këtë mandat asnjë.
Kryeministri Rama ia ka kthyer me humor studentit se këtë vit ka vendosur të bëhet kosovar vetë.
“ Mandatin e tretë do bëhem kosovar vetë. Mos e merrni me të qeshur. Por nuk do vij për të bërë fushatë dhe për të marrë vota dhe as nuk do vijë të votoj këtu.” tha Rama duke thumbur Kurtin.
Ajo çka tërhoqi më tepër vëmendjen ishte komplimenti i një vajze, e cila e cilësoi kryeministri “ikonë mode”.
“Sa herë dilni ju në televizor. Mendoj se je një ikonë e modës se pyetje nuk kam”,- i tha studentja
“Kur t’i ka dhënë Zoti dhe natyra të gjitha nuk ka nevojë për të sajuar. Por sajohesh kur nuk t’i ka dhënë të gjitha dhe mundohesh të rregullohesh. Kjo vjen nga halli, s’ka lidhje me modën. Por faleminderit.” Iu përgjigj Rama.