Rama i bën për “dush të ftohtë” kryebashkiakët:”Do të përfundoni në prokurori”/ Elbasani mes shembujve të këqij

Kryeministri Rama ka bërë për “dush të ftohtë” kryetarët e bashkive, të cilët i ka cilësuar si të vetmit që nuk i shohin plehrat në qytete.
Rama tha se janë parashikuar saksione për bashkitë keqmenaxhuese dhe se do të shkojnë deri aty sa atë marrin nën administrim bashkinë dhe kryetari të përfundojë në prokurori.

“Ne do të ecim edhe me sanksione që do të shkojë deri në marrjen në administrim të bashkive, me çuarjen e kryetarit në prokurori. ky do të jetë fundi i rrugëtimit të përbashkët nëse nuk do të gjejmë partnerët e duhur në territor që do ta bëjnë natën ditë që të garantojnë që në sezonin e ardhshëm Shqipëria të jetë shembull i pastërtisë. Nuk i kushtin asgjë askujt”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u tërhoqi vëmendjen kryebashkiakëve për vendgrumbullimet e paligjshme të mbetjeve, ndërsa tha se qeveria do të ndërhyjë në buxhet. Sipas kryeministrit, nuk do të miratohet buxhet nëse në të nuk parashikohet pastrimi.

Ndër bashkitë më të kritikuara nga Rama është Himara dhe Lezha.
“Shkoni në Korçë e shikoni a gjeni plehra rrugëve. Shkoni në qarkun e Korçës e kërkoni një bashki që në vend që të shkojë tek pika fundore i hedh në buzë të lumit siç ndodh me bashkitë e Elbasanit, apo bashkinë e Durrësit apo Kamzën, që ka krijuar një destinacion allasoj atje. Vetëm emri i mungon. Habitem si nuk i kanë vënë asaj grope toksike emrin “green peace” ndërkohë që landfield është atje.