Prishen 4 semaforët tek “Teatri Skampa” Elbasan

Ditën e sotme pranë Teatrit Skampa në Elbasan janë prishur 4 semaforë.

Kjo gjendje ka krijuar një kaos tek kalimtarët dhe automjetet në mungesë të semaforëve.

Vështirësia për të kaluar kryqëzimin e ka rënduar situatën, duke bërë të vështirë kalimin e vijave të bardha  për qytetarët në anët e rrugëve.

Edhe pse është një ndër kryqëzimet e rëndësishme të qytetit të Elbasanit, ende nuk ka një njoftim apo informacion se sa do të zgjasë kjo situatë kaotike

Marrë nga infoweb