Parashikimi i motit/ Temperaturat pësojnë rritje

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të ndikohet nga vlerat e larta barike të cilat do të diktojnë mot të qëndrueshëm në Shqipëri, ku paraditja do të jetë me kthjellime në ultësirën perëndimore dhe kalim vranësirash në pjesën tjetër të territorit.  

Në orët vijuese vranësirat e lehta do të shfaqen edhe në zonën e ulët, duke e lën bregdetin në dominimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.