Një humbje jete dhe tre të infektuar në Elbasan për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar 24 orët e fundit numrin e personave të infektuar me Covid-19. Në Shqipëri janë realizuar 3499 testime, nga ku 410 raste ishin pozitive në të gjithë vendin dhe vetëm tre në ELbasan.

Sipas shifrave, si pasojë e infektimit me Covid kanë gjetur vdekjen 5 persona, mes tyre një 61-vjeçar nga Elbasani. 

Viktimat janë; Dy qytetarë nga Tirana 55 vjeç dhe 75 vjeç, një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, një qytetare nga Fieri 72 vjeç, dhe një qytetar nga Shkodra 82 vjeç. Janë 12,619 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 552 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 142,269 që nga fillimi i epidemisë.

410 qytetarët me COVID janë zbuluar në këto bashki: 147 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 29 raste në Fier, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Vlorë, 21 raste në Shkodër, 11 raste në Kukës, Bulqizë, Mallakastër, Sarandë, 8 raste  në Lezhë, Kurbin, Kavajë, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Peqin, 5 raste në Delvinë, Berat, 4 raste në Krujë, Kamëz, 3 raste në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh, 2 raste në Pukë, Elbasan, 1 rast në Fushë- Arrëz, Tropojë, Mirditë, Dibër, Mat, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Prrenjas.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksinohuni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127” mbyllet apeli.