Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook se edhe Elbasan janë ndërruar bravat e dyerve të selisë.
Ditën e djeshme demokratët kanë publikuar foto nga zyrat e PD-së duke treguar mbështetjen për ish-kryeministri, por sot janë përballur me të njëjtën situatë si kolegët e tyre në Tiranë.
Në statusin e tij Boçi e ka cilësuar këtë “akt” si marrëzi, që refuzon dhe mbyll u derën e shtëpisë anëtarëve të vetë.
Statusi i plotë i deputetit Boçi
TË KESH FRIKË NGA ANËTARËSIA
Edhe në Elbasan PD ndërron bravat e dyerve!!!???
Me urdhër nga lart kuptohet.
Ndonëse po vrapojnë për të zyrtarizuar përçarjen, janë në panik nga……anëtarësia dhe verdikti i saj.
E tmerrshme se si mund të përfundojnë në këtë derexhe.
Po vota nuk është thjesht një letër që hidhet në një kuti.
Vota është shpirt e mendje!
Votën anëtarësia e ka shprehur e ka dhënë çdo ditë kudo, në familje, në klub, në biseda me njëri-tjetrin.
Po ne sa e sa herë i kemi ftuar i kemi thirrur të votojnë,
duke rrahur gjoksin e duke thënë: sa shumë janë njërëzit tanë?
Tani ju i përzeni, ju i refuzoni, i mbyllni derën e shtëpisë së vet?!
Ju qofshi në marrëzinë tuaj!
Dyert dhe mund t’i mbyllni po e vërteta e vullnetit të tyre nuk mund të kyçet.
Anëtarësia do ta shprehë vullnetin e saj në referendum.
Mos keni iluzione se i ndaloni dot duke futur në xhep bravat!
E shtunë dt 18 nga ora 08-17.00
PD I TAKON ANËTARËVE TË SAJ!
