Ndryshime në qeveri/ Emërohet zëvendëse ministrja (Emri)

Albana Tole është emëruar zëvendëse ministre e Arsimit dhe Sportit, pas marrjes së vendimit nga Këshilli i Ministrave.

Ajo zëvendëson Oltion Rrumbullakun, i cili lirohet nga detyra si zëvendësministër i Arsimit.

EMËRIM NË DETYRË;

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Znj. Albana Tole emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Lajmi në përditësim