Ilir Dashi, ish-zyrtari i LSI-së ka humbur jetën e tij për shkaqe që ende nuk dihen.
Prej kohësh Ilir Dashi ishte zhvendosur në Afrikën e Jugut së bashku me familjen. Hapat e parë të karrierës së tij i nisi si aktor ku mori pjesë në disa filma. Më pas vazhdoi duke u angazhuar në disa biznese ndërsa më tej i hyri politikës.
Ai e vazhdoi jetën politike si kryetar i LSI në Tiranë, drejtor në Bashkinë Tiranë, ish-drejtor i QSUT, më vonë drejtor i Hekurudhave etj.