Sipas MetoAlb, sot Shqipëria do të ketë një mot të paqëndrueshëm dhe hera-herës do të ketë zhvillim të vranësirave konvektive. Në vend do të ketë rrebeshe të shkurtërta dhe të izoluara shiu kryesisht në veri dhe qendër, por intervalet me kthjellime do të jenë të shpeshta përgjatë 24 – orëshit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por mesdita do të ruajë vlera konstante duke u luhatur nga 12°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 – 3 ballë.