Mjekja: Tik-Tok, aplikacioni që po shton tiket nirvore tek të rinjtë

Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19, gjithnjë e më shumë vajza të reja, i janë drejtuar mjekëve për shkak të tikeve nervore – lëvizje të pavullnetshme të cilat nuk mund t’i kontrollojnë dot.
Shumë ekspertë dhe pediatër në spitalet më të mira amerikane, britanike, kanadeze dhe australiane, nuk arrinin të shpjegonin dot burimin e fenomeneve të tilla. Por më pas pjesa më e madhe e rasteve lidhje me një ekspozim të tepruar ndaj Tik Tok.
Orë të tëra të kaluara duke parë dhe postuar video, por dhe pjesëmarrja të shpeshta në sfida të famshme të rrjetit social, kanë shkaktuar në një vit e gjysëm – sipas të dhënave të qendrave pedriatike të cituara nga Wall Street Journal– shqetësime në lëvizje dhe sindromën e Tourette, dhjetë herë më shumë në krahasim me periudhën para Covid.
Por drejtuesit e Tik Tok kanë reaguar duke thënë se siguria dhe mirëqënia e komunitetit është një priporitet. Ata shtuan se po konsultohen me ekspertët e sektorit për të kuptuar më mirë këtë situatë specifike./abcnews.al