“Miss Globe” zbret në Elbasan/ Modelet sfilojnë përballë kalasë, ja detaji që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve (VIDEO)

Ditën e sotme modelet e “Miss Globe” kanë zbukuruar qytetin e Elbasanit. Autobusi i bukurosheve ka ndaluar në vendin e quajtur “Turizmi”, çka ka bërë të mundur që vajzat të sfilojnë përpara kalasë. Jo të pakët kanë qenë qytetarët, të cilët ndaluan të filmonin dhe të shihnin “shfaqjen” e modeleve nga e gjithë bota.
Ajo çka tërhoqi vëmendje ishte mungesa e Miss-it që përfaqësonte Shqipërinë, ndërkohë që nuk mungonin vendet e rajonit si Kosova, Serbia, Greqia, Mali i Zi etj.