Në një apartament ne katin e 10 në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan pranë shkollës “Sulë Harri” ka rënë zjarr duke shkaktuar panik te banorët e të gjithë pallatit. Shkak është bërë një defekt në automat . Në momentin e zjarrit në banesë kanë qënë dy persona një i moshuar dhe një grua. Mbërritja e zjarrfikëses në kohë ka bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe shuarjen e flakëve. Vec dëmeve materiale fatmiresisht nuk ka patur persona të lënduar. Vec dy mjeteve të zjarrfikeses në vendngjarje mbërriti dhe policia e cila nisi hetimet për këtë rast.
Duket se shkëndijat elektrike dhe defektet në rrjet janë bërë shkak i djegijes së disa banesave në Elbasan. Kujtojmë se një ditë më parë një banesë u përfshi nga flakët në lagjen Kala.
