Një 38-vjeçare është larguar nga banesa, duke shqetësuar familjarët e saj në Elbasan.
Shtetasi P. V. ka kallëzuar se nusja e djalit të tij, shtetasja Sh. V., është larguar nga banesa.
Sipas deklarimeve, ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e saj dhe kthimin pranë familjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.













