Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj shtetasit A. M., 59 vjeç.
Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me sende të forta një shtetas 43 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Rrethanat e ngjarjes janë ende në hetim, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të saj.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.













