“Mbreti i Instagramit”, Kazak Braçi është rrëmbyer pas një konflikti publik me sharje, kërcënime dhe fyerje me Fabio Dushkun, një tjetër “VIP” të Instagramit.
Në lidhje me ngjarjen, disa të rinj publikuan në TikTok pamje nga rrëmbimi i Kozak duke e sharë atë brenda një makine. Ai është futur me forcë në makinën e tyre, sapo ka zbritur nga një taksi. Ndërkohë, pas dy orësh kërkime, policia e ka gjetur reperin dhe e ka çuar në spital për kontroll mjekësor, si dhe ka identifikuar dy prej personave, që e kanë marrë në mjet.
Sqarim i Policisë së Tiranës
Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrëmbimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se:
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.
Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.