Lidhje të reja dhe këshilla/ Ja ç’na kanë rezervuar yjet

Dashi
Vullneti juaj do të vlerësohet sot. Mos e humbni qetësinë, teksa do të duhet të ndërmerrni një vendim shumë të rëndësishëm. Të ardhurat financiare do t’ju përmirësohen, por ndërkohë edhe shpenzimet do t’ju rriten. Mos u sillni kokulur në marrëdhënien tuaj të dashurisë.
Demi
Sot do të keni kohë mjaftueshëm për t’ia kushtuar vetes. Bëni më shumë kujdes për shëndetin. Do të kaloni një ditë fantastike sa i përket lidhjes suaj romantike. Mos u përfshini në bashkëpunim dy palësh në biznes, pasi do të dilni humbës.
Binjakët
Bëni kujdes me dietën dhe përpiquni të kryeni sa më shumë aktivitet fizik. Bashkëshorti/bashkëshortja dhe fëmijët do t’ju kushtojnë vëmendje të veçantë. Mos u shoqëroni me persona që përpiqen të shkatërrojnë reputacionin tuaj.
Gaforrja
Përpiquni të kujdeseni më shumë për veten tuaj. Është koha e duhur të kontrolloni peshën trupore dhe të nisni ushtrimet fizike. Parashikohet se do të keni rritje të të ardhurave, për shkak të investimeve të mëparshme. Ka gjasa të debatoni me një prej kolegëve tuaj.
Luani
Do të kaloni një ditë ku do të dominojë buzëqeshja. Do të fitoni para mjaftueshëm, por bëni kujdes me blerjet e mëdha. Sot do të kuptoni se dashuria zëvendëson gjithçka. Edhe pse do të përballeni me kundërshtime në punë, mos u dorëzoni dhe ruani qetësinë.
Virgjëresha
Do të kaloni një ditë plot argëtim dhe humor. Përpiquni të kontrolloni fjalët dhe të mos lëndoni njerëzit rreth jush. Ka gjasa që sot të takoni njeriun e zemrës. Familja do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në suksesin tënd, sidomos femrat e familjes.
Peshorja
Bëni kujdes që të mos tregoheni neglizhent, pasi do t’ju shkaktojë probleme në vijim. Në punë do të kaloni një ditë shumë të mirë, pasi gjithçka do t’ju shkojë ashtu siç doni. Sa i përket anës romantike, është dita juaj me fat.
Akrepi
Mendohuni mirë para se të merrni një vendim të rëndësishëm për të investuar aty ku ju keni kohë që e planifikoni. Bashkëshorti/bashkëshortja juaj do të tregohet shumë bashkëpunues, pavarësisht sjelljes suaj të çuditshme. Mbështetja e kolegëve do t’ua ngrejë moralin.
Shigjetari
Bëni kujdes me sjelljen, pasi mund të shkatërrojë përherë marrëdhënien tuaj. Mund ta kaloni këtë situatë, kryesisht duke shmangur paragjykimet. Realizoni të gjitha detyrat që keni lënë pezull, pasi mund t’ju shkaktojnë stres. Ju dhe bashkëshorti/bashkëshortja juaj ka gjasa të merrni një lajm të mrekullueshëm sot.
Bricjapi
Sot do të ndiheni shumë mirë nga ana shëndetësore. Përpiquni të mos shijoni vetëm momentin, por mendoni më gjatë. Sot do të përjetoni emocione të shumta në dashuri dhe do të kuptoni se kjo ndjenjë nuk ka kufij. Përpiquni të fokusoheni në çështje të rëndësishme.
Ujori
Duhet të përfshiheni më shumë në çështje familjare dhe të merrni përgjegjësitë që iu takojnë. Personat e kësaj shenje që punojnë në sektorin bankar do të marrin një lajm të mirë. Shanset për promovim janë të shumta.
Peshqit
Do të ndiheni mirë nga ana shëndetësore, pavarësisht se do të kaloni një ditë të lodhshme. Është koha e duhur të ndryshoni natyrën tuaj dominuese. Punoni ngushtë me ata që ndajnë me ju uljet dhe ngritjet. Një miqësi e ngushtë mund t’ju kthehet në romancë.