Shkopinjtë smudge janë shkopinj bimorë të përdorur ndër breza nga kultura të ndryshme për të pasur efekte të ndryshme mbi energjinë. Ata janë një kurë me aromaterapi, të cilat mund të digjen dhe të lëshojnë aromën që përmban bima. Këto kanë gjetur një përdorim të gjerë dhe në vendin tonë.
Ekspertja Reina Mulita ishte e ftuar këtë të premte në “Abc-ja e mëngjesit” ku shpjegoi efektet që kanë bimë të ndryshme ndikojnë në shumë aspekte të jetës Për moderatorin Alban Musa, ajo shpjegoi se dafina, kanella dhe pisha ndikojnë përmirësojnë gjendjen financiare.
Efektet e bimëve
Shkopinjtë me sherebelë – shërben për të larguar energjinë negative ndër vite, ndihmon në zënkat në familje, çift, punë etj si dhe largon hijet.
Shkopinjtë me dafinë – ndihmon kundër stresit dhe lodhjes fizike, tërheq pasuri financiare, të mbron kundra sulmeve energjitike, përmirëson aftësitë psikike, thyen negativitetet.
Shkopinjtë me pishë dhe kanellë – Shërben për energji pozitive dhe pasuri financiare, parandalon sëmundjet, tërheq pasuri monetare dhe shpirtërore dhe përmirëson humorin.
Shkopinjtë me lule basani – Jep fuqi, ndihmon me depresionin, shton jetëgjatësinë, largon shpirtin e keq, ka efekt dhe si hajmali, mbron shtëpitë nga fatkeqësitë.
Shkopinjtë me eukalipt shërben për shëndetin fizik, forcon sistemin imunitar, mbron energjetikisht, përdoret kur ka shumë zënka mes çifteve, në familje apo punë.
Radhiqe – Rrit vetëbesimin, kurajon, përdoret për personat aftësi artistike, rrit dhe aftësitë psikike./abc.news
