“Të ka lali shpirt” është kënga më e famshme shqiptare, që ka arritur mbi 600 milionë klikime në YouTube që prej vitit 2013.
Mesa duket kjo këngë nuk ka rezultuar dhe aq e suksesshme në miqësinë mes dy artistëve: Silva Gunbardhi dhe Mandi i Nishtullës.
Të dy artistët u “përballen” me njëri-tjetrin në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, ku durrsaku kërkoi të drejtat e autorit, çka nuk i është njohur.
Gjatë bisedës ajo që ka çuditur ishte Eni Çobani, e cila pasi mësoi se një një koncert të vetë këngëtarja kishte marrë 50 mijë dollarë, tha me humor se do të ndryshojë profesionin.
Pjesë nga biseda:
Silva Gunbardhi: Unë kam paguar gjithçka, veshjen klipin e kam bërë unë, shtëpinë e produksionit unë…
Mandela Mustafa: Edhe çfarë, ti ke marrë 50 mijë dollarë në një koncert në Amerikë moj
Eni Çobani: Vërtet ka të ardhura të tilla muzika, do ndërroj profesion…
Gjatë seancës këngëtari i tallavasë tregoi dhe se kishte vendosur ta hidhe Silva Gunbardhin në Gjykatën e Hagës, por nuk e bëri. Seanca u mbyll me mirëkuptimin e palëve për ta vazhduar çështjen jashtë kamerave.
