Shpërtheu aksidentalisht lëndë plasëse, humb jetën 27-vjeçari nga Cërriku

Një shpërthim ka ndodhur në Cërrik rreth orës 12:15 në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Fermës”. Si pasojë një shtetas me iniciale E.R., 27-vjeçar ka humbur jetën.

Cërrik/Informacion paraprak

Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.