Ditën e sotme në Paskuqan një shtetas me iniciale K.G., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas burimeve, 55-vjeçari ishte duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë në rrugën “Fehmi Agani” kur ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u transportua në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrathanave të ngjarjes, ndërkohë që mjekët kanë bërë të ditur se pacienti është jashtë rrezikut për jetën.