INAC trajnon gazetarët e Elbasanit, Korçës dhe Pogradecit/ Emigrimi i jashtëligjshëm në fokus

Ditën e premte në Pogradec është zhvilluar trajnimin ”Rritja e kapaciteteve të gazetarëve lokalë të Elbasanit dhe Korçës për trajtimin e temave të emigracionit të paligjshëm në Shqipëri” në kuadër të projektit “Siguria për Qeniet Njerëzore dhe Kufijtë – Luftimi i Kontrabandës së Migrantëve në Ballkanin Perëndimor”.

Koordinatorja e projektit Fatbardha Nergjoni në hyrje të aktivitetit theksoi, se qëllimi i trajnimit është rritja e nivelit të njohurive të gazetarëve lokalë për trajtimin e temave të emigracionit të paligjshëm, duke shërbyer për fuqizimin kapaciteteve të reporterëve dhe medias lokale në raportimin për këtë temë të ndjeshme në qarkun Korçë dhe Elbasan.

Dy trajneret, Aleksandra Bogdani dhe Elona Hoxhaj, kanë referuar rreth “Njohjes së institucioneve, legjislacionit dhe nismave për emigrantët në Shqipëri” si dhe sfidave të reoprterëve në trajtimin e tematikës së së emigracionit të jashtëligjshëm. Ky trajnim u zbatua nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, mbështetur nga Bashkimi Europian.