A e dini se stresin mund ta minimizojmë me shumë pak vullnet dhe me një rutinë të përditshme, të thjeshtë?
Më poshtë do të gjeni tre sjellje, rutina të cilat do t’ju ndihmojnë të jeni më më të qetë dhe më të shëndetshëm mendërisht.
Kopshtaria
Kopshtaria është e njohur për përfitimet e saj në shëndetin mendor. Kujdesi për bimët mund të jetë një burim relaksi dhe lehtësimi i stresit. Ekspozimi ndaj diellit, kontakti me tokën dhe lulet është i mjaftueshëm për të ndihmuar të relaksohemi dhe të ndihemi më të qetë.
Organizimi
Procesi i organizimit është shumë i rëndësishëm, pasi jo vetëm që arrini të lironi tensionin por në të njëjtën kohë organizoni dhe bëni hapësirën tuaj ashtu siç dëshironi. Mundohuni të pastroni ambientin tuaj nga gjithçka që nuk ju nevojitet dhe pastaj rregulloni të gjitha sendet sipas mënyrës se sa të rëndësishme janë ato.Kjo ndihmon të akordojmë trurin në një gjendje sistematike, energjike, të cilën mund ta zbatojmë në fusha të tjera të jetës sonë për të arritur qëllimet tona.
Shtrirja dhe frymëmarrja
Merrni disa minuta për të shtrirë trupin tuaj dhe për t’u çlodhur duke marrë frymë thellë. Një aleat në zvogëlimin e stresit është joga, e cila kombinon ushtrimet dhe frymëmarrjen e kontrolluar. Ndërsa frymëmarrja dhe lëvizjet e trupit bëhen më të kontrolluara, truri ndjek të njëjtin model, duke e bërë më të lehtë për ju që të përqendroheni në momentin aktual.