I vranë të bijën me bukë në gojë/ Babai:” Kërkoj varje në litar”

 

Mamja e Sabrina Bengaj ka folur ditën e sotme për mediet, ku ka dhënë detaje tronditëse për vrasjen e së bijës.

Ajo ka deklaruar se e bija kishte dalë me pjatë në dorë dhe po ushqehej, kur ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj i mori jetën.

“Po shkonte ora 10;20 vajza punonte, kur ishte turni i dytë unë dilja sepse ia kisha frikën atij njeriu. Kur isha ulur te karrigia më dukej nga frika që ka bërë terror vjet në shtëpinë tonë. Unë e kuptova direkt vajzën e prita po hante bukë, ishte me bukë në gojë. Unë po vazhdoja punët. Sa e pashë që do hapte derën e jashtme, kur ai e hapi derën, thashë mos ky do jetë Eltoni. Kur e hapi derën me kallash. Unë vura kujën dhe me atë qetësinë time iu afrova dhe i thashë, e mora me të mirë: të lutem i thashë, ishe 10 muaj në burg, merre armën dhe ik pa të parë njeri, e ke bërë njëherë këtë terror. Ku është ajo më tha. Vajzën tjetër e kisha në dhomë edhe nusen. Del nusja dhe më thotë ma çfarë është. doli vajza me bukë dhe pjatë në dorë, i vuri automatikun , mos tha. Vajza i tha mos e godit atë se është shtatzënë, për nusen. Nxirrni Armandon tha për çunin, sa ktheu kurrizin çupa ai e goditi,” – shprehet ajo.

Ndërkohë babai i viktimës ka akuzuar Ish-ministren e Drejtësisë për lirimin e vrasësit. 

“Unë e shpreh publikisht më vjen keq për opinionin e Fierit, unë këtë nuk do e kaloj në plumb, por në varje. Të gjithë familjen e tij, edhe mamanë e tij një plehrë që e frynte djalin e saj duke i thënë që të tradhëton. Ky i bie të jetë një mi, se me traditë shqiptare nuk duhej bërë kjo. Akuzoj personalisht gjykatësin Pirro Sota, të shkojë edhe në karrige elektrike, i njoh edhe personalisht. Uroj që këto gjëra mos të ndodhin më, jo për mua. Unë kërkoj varje në litar, këta lloj fundërimash nuk duhen mbajtur në këtë tokë,”-është shprehur ai.