Hyrje të reja sonte në “Big Brother VIP”/ Zbuloni emrat

Sot shtëpisë së “Big Brother Vip” do t’i shtohen dhe dy figura të njohura për publikun shqiptar.
Konkurentet e reja do të jenë: këngëtarja Beatrix Ramosaj dhe fashion-blogeria Sarah Berisha.
Sipas informacioneve të Dosja.al, dy bukuroshet pritet t’u bashkohen VIP-ave të tjerë në shtëpinë më të famshme të momentit.
Betarix Ramosaj është një ndër këngëtaret me të dashura shqiptare, e cila jo shumë kohë më parë publikoi këngën e saj “Dancing with the devil” duke patur mjaft sukses.