Horoskopi javor nga Paolo Fox/ Ja çfarë parashikojnë yjet për datat 20-26

DASHI: Kjo do të jetë një javë shumë e vështirë, sidomos në aspektin sentimental. Shkak për këtë do të bëhet pavendosmëria juaj dhe fakti që do t’ju duhet të merrni përsipër përgjegjësi të reja. E hëna do të jetë dita më terse e javës. Situata do të fillojë të përmirësohet pas datës 22 shtator.

DEMI: Jeni të paqartë në çështjet e zemrës. Nuk përjashtohet mundësia që t’i ktheheni një lidhjeje të dikurshme. Beqarëve do t’u ofrohen mundësi të reja. Urani, që është transit në shenjën tuaj, nxit ndryshimin, sidomos në aspektin profesional. E premtja do të jetë dita më me fat e javës.

BINJAKËT: Pas krizës së përjetuar gjatë javës së kaluar, tani do të keni më shumë fat në dashuri. Ndoshta edhe mund t’i ktheheni një marrëdhënieje të dikurshme. Në aspektin profesional do të merrni kënaqësi. Juve ju pëlqen jeta mondane, por yjet ju këshillojnë të bëni kujdes me shpenzimet.

GAFORRJA: Gjërat nuk po ju ecin dhe aq mirë në punë, pasi keni përshtypjen se nuk po ju vlerësojnë siç e meritoni. Në dashuri gjithçka po shkon për mrekulli. Partneri mund t’ju bëjë një surprizë. Në aspektin financiar situata parashikohet e mbarë, sepse mund t’ju shtohen burimet e të ardhurave.

LUANI: Do të vazhdoni të bëni çmenduri për dashurinë, por kujdes të mos përfshiheni në histori pa të ardhme. Pritet që të keni të reja në aspektin profesional, sidomos në fillim të javës. Dueti Mars-Mërkur do t’ju favorizojë dhe me siguri që do t’u përkushtoheni më shumë pasioneve tuaja.

VIRGJËRESHA: Ka ardhur tashmë momenti ta ndani mendjen për sa i përket një lidhjeje dashurie. Dita e premte është më e mbara për punët e zemrës. Në aspektin profesional gjithçka shkon më së miri. Gjithashtu do të gëzoni shëndet të mirë. E enjtja është dita më me fat e javës, falë Hënës në shenjë.

PESHORJA: Bëni kujdes në aspektin profesional, pasi mund të keni probleme me kolegët dhe bashkëpunëtorët. Në dashuri do të keni fat, sepse Venusi është në shenjën tuaj. E gjithë java do të jetë e mbarë, me përjashtim të ditës së hënë. Do të dini të tregoheni të fortë përpara vështirësive dhe gjithçka do t’ju ecë mirë.

AKREPI: Kjo do të jetë në përgjithësi një javë e mbarë. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë të lodhshme, por pas datës 24 do ta merrni veten me siguri. Në dashuri fati do t’ju prijë, pasi Marsi është në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj, duke ju bërë më sensualë…

SHIGJETARI: Do të keni fat në dashuri, sepse Venusi do të kthehet nga shenja juaj. Ndoshta do të lindë nevoja që të sqaroni një situatë apo t’i jepni fund një lidhjeje që nuk ju përmbush më. Në aspektin profesional do të ndiheni më të sigurt, sidomos pasi të mbyllni një marrëveshje të re.

BRICJAPI: Yjet ju këshillojnë që të ruani qetësinë e të veproni me kujdes. Gjërat në fakt nuk po ju ecin dhe aq mirë. Në çështjet e zemrës do të tregoheni shumë të pavendosur. Yjet ju këshillojnë që t’i shmangni konfliktet. Situata nuk është fort e qartë as në punë, as në familje. Para ditës së martë mos ndërmerrni asnjë veprim.

UJORI: Do të jeni të favorizuar në sferën e dashurisë dhe të miqësisë. Ndjeni nevojën që të bëni ndryshime në aspektin profesional, por hidhini hapat me kujdes. Java pritet që të jetë e mbarë, me përjashtim të ditës së martë e të mërkurë. Pavarësisht vështirësive, mos hiqni dorë nga objektivat tuaja.

PESHQIT: Kjo nuk do të jetë një javë fort e mbarë në çështjet e zemrës, sidomos për ata që nuk kanë kurajën t’i japin fund një historie që nuk funksionon. Do të hasni vështirësi edhe në punë për shkak të problemeve financiare. E enjtja do të jetë ditë terse, pasi Diellin do ta keni në disonancë.