Duket se konkurentët e “Për’puthen”, të cilët pretendojnë të jenë futur në emision për të gjetur dashurinë, jo vetëm që nuk po e gjejnë, por po e largojnë akoma e më tepër me skenat e shpifura që bëjnë në televizion.
Ditën e sotme dy vajza, Mikela dhe Ada, janë përfshirë në një debatë të fortë mes tyre pas transmetimit të takimit “Ada dhe Bruno”.
Mikela i është drejtuar e para me fjalë ofenduese Adës, duke e quajtur atë injorante, pasi kjo e fundit po e injoronte gjatë debatit. Ky ofendim dë të rriste akoma dhe më shumë tensionin, kur Ada do i hakërrehej vajzës nga fshati Dushk i Lushnjes, duke i thënë se do e kapte prej flokësh. Ky debat do të mbyllej me fjalët e labit Bruno, i cili u kujtonte konkurrenteve se ishin vajza dhe nuk ishte e hijshme sjellja e tyre.
Debati
Mikela: Do t’i mbushësh mendjen publikut se nuk jam kështu, që jam më shumë.
Ada: Nuk dua të të flas fare.
Mikela: Je injorante fare.
Ada: Je ti injorante.
Mikela: Ke ardhur këtu, debate me njerëzit. Idiote fare, o zot i madh.
Ada: Ta nxjerr unë jashtë apo…
Mikela: Mos më kthe mua kurrizin.
Ada: Po nuk je askush.
Mikela: Qepe se do të të kap për lesh koke.
Ada: Mos më trego mua lesht e kokës se jam e vogël po të ngre në ajër.
Bruno: Jeni femra, rrini urtë.