Habit Bebe Rexha: “Më pëlqen muzika arabe sepse ngjan me atë shqipe”

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është mjaft aktive në rrjetin social “Instagram”, ku publikon çaste nga jeta e saj me ndjekësit.j.
Së fundmi ajo ka zbuluar se kohë më parë ka studiuar gjuhën arabe. Për këtë fakt, këngëtarja ka thënë se i dëgjon shpesh këngët arabe, pasi i duken shumë të ngjashme me ato shqiptare.

“Fakt interesant, kam studiuar arabisht kur isha më e re. Unë e dua muzikën arabe. Më duket shumë e ngjashme me muzikën shqiptare. Edhe TikTok-u më bëri të varur nga kjo këngë aq argëtuese”, shkroi Bebe.