Goditet me thikë në autostradë një 35-vjeçar. Autori ende i paidentifikuar

Një 35-vjeçar është goditur me mjet prerës nga një person i paidentifikuar dhe ka përfunduar në spital.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50 në autostradën Durrës-Tiranë.

Teksa i riu ka shkuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore, policia nisi hetimin për zbardhjen e detajeve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Rreth orës 12:50, në autostradën “Durrës-Tiranë”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës, shtetasin L. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin në zonë, për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.