U organizuan gjatë nje jave trajnime të mësuesëve me metoda të kombinuara edukimi, në shkollat e komunitetit Rom dhe Egjiptian.
Me pjesëmarrjen e mësuesëve të shkollave Ptoleme Xhuvani, Sulë Misiri dhe Qemal Haxhihasani, u zhvilluan një sërë aktivitetesh të organizuara nga trajnierët Salvina Pëllumbi dhe Sokol Tafani, me qëllim arritjen e objektivave.
Për mësuesit ky trajnim ishte shumë i vlefshëm në mesimin e metodave të reja të mesimdhënies. Olgert Marku mësues i edukimit fizik shprehet se këto trajnime janë fitimprurëse në implementimin planit të ditës.
Lindita Muzhaqi, mësuese e lëndës së matematikës në shkollën Ptoleme Xhuvani, thotë se trajnime të tilla janë shumë të vlefshme për cdo mësues. “Sa i përket lëndës time metodat e kombinuara të mësimdhënies më ndihmojnë të arrij një gjithëpërfshirje të klasës, duke angazhuar nxënësit e gjithë niveleve”- u shpreh ajo.
Edhe për mësuesin Arbi Kokoneshi, trajnimi i zhvilluar pati një impakt të rëndësishëm dhe me mundësitë e teknologjisë që do ti mundësohen shkollav nga ky projekt, do të arrihet një orë mësimdhënieje sipas standardeve bashkëkohore.
Ky projekt zbatohet nga INAC, në kuadër të programit Inclusive Edu Jobs, financuar nga Bashkimi Europian.