Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK, duke kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të shtetasve Erjon Alibej, xhuljan Hoxha, dhe Euglen Halilit, të cilët aktulisht janë nën masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ndaj tre të rinjve Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzat e “vrasjes së kryer në bashkëpunim” dhe “grup i strukturuar kriminal”, ku organizator i tyre është pikërisht Erjon Alibej. Hetimet e kësaj çështjeje fillimisht u kryen nga Prokurorira e Elbasanit, e cila pas ngritjes së akuzës së grupit kriminal, shpalli mos kompetencë dhe ja kaloi çështjen SPAK-ut.
Ngjarja e parë për të cilën ato akuzohet është ekzekutimit i Emiljano Ramazanit, i cili u qëllua 6 herë me pistoletë në oborrin e pallatit ku banonte, ndërsa e dyta ka të bëjë me ekzekutimin e Regis Runajt. Ky i fundit u masakrua me thikë në periferi të Elbasanit nga Euglen Halili, i cili pasi u arrestua u bë edhe bashkëpunëtor i drejtësisë, duke treguar emrin e porositësisit. Vrasjet dyshohet se janë kryer për hakmarrje, pasi Erjon Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në Bradashesh më 29 dhjetor të vitit 2018. Në këtë ngjarje humbi jetën edhe xhaxhai i tij Arben Dylgjeri si dhe shtetasi turk, Erdal Durunaym të cilët ishin në automjet , ku po ktheheshin nga një darkë familjare.
