Në lagjen “Donika Kastrioti”,Berat, një 63-vjeçare është gjendur e vdekur në banesën e sajë
Luljeta Kanani kishte dy ditë që nuk komunikonte me familjarët,të cilët janë shqetësuar dhe kanë njoftuar policinë.
Forcat e policisë dhe zjarrëfikëses kanë shqyer derën e jashtme për të hyrë brenda dhe kanë gjetur të shtrirë në dhomë dhe pa shenja jete gruan, e cila është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.
Pas ekzaminimit të trupit të saj të pajetë,mësohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale dhe në trupin e gruas nuk janë gjetur shenja dhune.
Fqinjët e viktimës kanë deklaruar se,gruaja jetonte e vetme në banesë,pasi fëmijët i kishte emigrantë.Mësohet se viktima 63-vjeçare, që i përkiste komunitetit Rom, vuante nga disa sëmundje dhe mendohet se vdekja e saj të jetë shkaktuar nga njē arrest kardiak.