Gjatë mbrëmjes sytë nga Elbasani/ Shpresohet spektakël dhe fitore

Sot ndryshe nga herët e tjetra derbi i kryeqytetit nuk do të luhet në Tiranë, por në Elbasan. Përveç ndryshimit të stadiumit ky derb nuk do të jetë ai i zakonshmi midis Tiranës dhe Partizanit, por midis Dinamos dhe Partizanit.
Gjithçka nis prej orës 19:45, me Dinamon, 18 herë kampion i vendit, që do kërkojë të fitojë ose të paktën të vijojë të jetë e pamposhtur.
Partizani nga ana tjetër është në presionin e pikëve, pasi në tre javët e para të kampionatit ka marrë vetëm dy pikë.
Sonte do të jetë një ndeshje për t’u parë dhe shpresohet të ketë spektakël dhe fitues, jo sikurse ndodhi në gjithë javën e tretë të kampionatit ku të gjitha duelet përfunduan në barazim.