Damian Gjiknuri është takuar ditën e sotme me anëtarët e Partisë Socialiste në Elbasan. Siç shihet dhe nga fotoja e siguruar nga ElbasaniOn, prezent në këtë takim është dhe kryetari i bashkisë, Gledian Llatja.
Socialistët kanë zgjedhur ta realizojnë këtë takim në kafenenë e tek turizmi “Skampa”.
Më herët Gjiknuri është parë në prani të kryetarit Llatja në zonën e ish-Kombinatit të drurit, që është shpallur dhe zonë e lirë ekonomike.
Sipas Gjiknurit, investimi që do të bëhet në atë zonë do të jetë një “zinxhir” ekonomik me vlerë për Elbasanin.
