Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë të ditur se nga dita e hënë mësimi do të fillojë normalisht. Ministja ka bërë të ditur se kohëzgjatja e orëve mësimore do të kthehet në normalitet.
Postimi i plotë
Duke filluar nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore.
Por, përgjegjësia jonë e përbashkët është edhe më e madhe për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve:
vazhdimi i procesit të vaksinimit
mbajtja e maskave
dezinfektimi i mjediseve
ruajtja e higjienës
në mënyrë që mos të jemi të detyruar t’i rikthehemi më skenarit të mësimit me turne.
Faleminderit të gjithëve dhe suksese
Video e plote