Vajza 22-vjeçare e aktorit të ndjerë Paul Walker, ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me Louis Thornton-Allan në Republikën Domenikane.
Në Instagram ajo ka ndarë me ndjekësit një video nga ceremonia e vogël martesore.
Vin Diesel, miku i ngushtë i Paul, e shoqëroi atë drejt altarit në vend të babait të ndjerë.
Ka qenë vetë ajo e cila ka ndarë një imazh nga momenti që shoqërohet nga miku i babait të saj. Ajo nxiti thashethemet për fejesë në gusht kur ajo tregoi një unazë diamanti në Instagram.
Kujtojmë që Paul vdiq në vitin 2013 pas një aksidenti tragjik me makinë. Ai ishte 40 vjeç në atë kohë dhe kishte luajtur në shtatë të parët nga nëntë filmat Fast & Furious së bashku me Vin Diesel.