“E fala tradhëtinë për 6 vite”/ Aktorja “rrëfehet” në BB-VIP

Diën sotme Arjola Demiri dhe Ilir Shaqiri kanë bërë sfidën për t’ju përgjigjur pyetjeve rastësore.
Arjola, aktorja e “Portokallisë” ka ndarë me balerinin Shaqiri tradhëtinë nga ish-partneri i saj.
Ajo tha se e kishte mësuar këtë gjë nga një mikesha e saj por vetëm pas disa kohësh mundi ta besonte vërtet.
‘’ Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhëtoja, më tradhëton vetë’’,- tha ajo.
Më tej aktorja tregoi se e kishte falur këtë veprim për 6 vite por gjërat sa vinin dhe përkeqësoheshin.
‘’Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë’’,- shtoi ajo.