“Dollarët lumë”/ Dasma e Rudinës dhe Mark Frrokut ‘digjet’ nga Aurela Gace (Video)

Aktorja Rudina Dembacaj ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me Mark Frrokun, duke shënuar kështu dasmën e saj të dytë në jetë.
Përveç pjesëmarrësve në dasmë, të cilët ishin dhe personazhe të njohur të ekranit, ajo çka ka rënë në sy janë dollarët “e derdhur lumë”.
Një nga ato momente e publikuara është kur këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka kënduar në dasmën e çiftit. Në këtë video mund të shihet kur Aurela e ulur në tokë, bashkë me Mark Frrokun këndon këngën e Hajredin Pashës dhe në tokë janë të hedhura shumë kartëmonedha dollarë.
Gjithashtu, në disa video të tjera të publikuara në Instagram shihet teksa të ftuarit shijojnë zërin e Aurela Gaçes e cila ka elektrizuar atmosferën me këngët që performoi në dasmën e çiftit VIP.
Ndonëse aktorja aludoi fillimisht se në dasmën e saj mund të ishte i ftuar dhe ish-bashkëshorti, shkuarja tij në dasmë nuk ndodhi. Aleks Varfaj gjatë dasmës ka publikuar foto me vajzën që i kishte marrë zemrën, ndërkohë që pëlqimi nga ana e tij i komenteve negative të bëra ndaj Rudinës tregon se raporti mes tyre nuk është aq i mirë sa pohohet nga aktorja.