Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në vend janë regjistruar 501 raste të reja me Covid-19, ndërkohë që 6 qytetarë kanë humbur jetën.
Nga 501 rë infektuar, 20 janë regjistruar në Elbasan, 4 në Gramsh dhe 1 në Librazhd.
Njoftimi
Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit gjashtë qytetarë, ndërsa kanë rezultuar pozitivë për virusin 501 qytetarë. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se testet për sot ishin 3,042 testime.
Rastet pozitve janë konfirmuar, në këto bashki: 218 qytetarë në Tiranë, 27 në Shkodër, Fier, 20 në Elbasan, 17 në Krujë, 15 në Kamëz, Vlorë, 14 në Durrës, 13 në Lushnje, 10 Sarandë, 9 në Kukës, 8 në Korçë, 7 në Patos, 6 në Tropojë, Vorë, Kuçovë, 5 në Dimal, 4 në Bulqizë, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Kolonjë, Skrapar, Gramsh, 3 në Vau i Dejës, Lezhë, Kurbin, Dibër, Rroskovec, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Pogradec, Poliçan, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Kavajë, Maliq, Berat, 1 në Pukë, Has, Shijak, Përmet, Këlcyrë, Devoll, Librazhd.
Ndërkohë, janë 6,872 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet Covid po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Kurse, sa i përket rasteve fatale, nuk mundën t’i mbijetonin sëmundjes 1 qytetar nga Gjirokastra 57 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora nga 63 vjeç, 1 qytetar nga Kukësi 67 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 75 vjeç, 1 qytetar nga Tirana 79 vjeç.
Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 575, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,009 që nga fillimi i epidemisë.