Donald Veshaj ka qenë në qendër të rubrikave rozë për trekendëshin e krijuar me Beatrix Ramosaj dhe Bora Zemanin.
Mbrëmjen e djeshme nisi puntata e parë e emisionit të tij “Më lër të flas”, gjatë të cilit binjaku, Romeo, I ka bërë disa pyetje pikante.
Fillimisht Donaldi I është përgjigjur pyetjes: “Kush puth më mirë, një këngëtare apo një moderatore?”
“Unë mendoj një këngëtare që më pas bëhet moderatore”, u shpreh Donaldi ndërsa publiku bërtiste ‘moderatore’.
Romeo i referohej Beatrix dhe Borës dhe Donaldi zgjodhi këtë të fundit megjithëse nuk përmendi emër konkret. Donaldi gjithashtu pranoi se kënga e fundit që ka bërë është një dedikim për Borën. Ndërsa pyetjes se “cila është vajza më seksi”, ai iu përgjigj: ” Është Bora….. Muzhaqi”.
