Kryetari i opozitës, Lulzim Basha është i inrtevistuari i sotëm në “Radarin Informativ” të Jonida Shehut
I pyetur nëse i beson akuzat e DASH i cili e shpalli Berishën “non grata”, Basha tha se nuk ka ndërmend të pështyjë në bashkëpunimin me ish-kryeministrin kaq vite.
“Kemi patur problemet tona… gabimet tona. Skam ndërmend të pështyj në kaq vite bashkëpunim, ka ndryshuar domosdoshmëria e ruajtjes së raportit me partnerin strategjik SHBA. Çdo ditë e jona është e mbushur me arritje dhe probleme.
Pavarësisht se ishte ai që e mori vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD pikërisht sepse ia kërkoi SHBA, Basha nuk u përgjigj nëse ka kërkuar të shohë prova për shpalljen e tij “Non Grata”
“Asgjë që ka të bëjë me vendimin s’mund të jenë pjesë e komenteve të mia. Sa i takon vendimit janë pyetje që duhet t’ja drejtojë atyre që e kanë shpallur vendimin dhe jo kryetarit të PD.
Kam marrë një vendim mbi një komunikim të vazhdueshëm me zyrtarë të qeverisë amerikane, por s’kam ndërmend të komentoj këtë vendim aq më tepër vendimet mbi atë vendim janë marrë. Përgjegjësia e Pd është të përballet me regjimin dhe jo të qëndrojë me lakun që na i lidh këmbët.
Që nga shpallja non grata dhe deri te qendrimet e qeverisë amerikane. Janë faktet aty, janë qëndrimet, mbi këto qëndrime kryetari i pd duhet të merrte vendimin që është marrë”.
