Betrix Ramosaj ka shfaqur hapur jo vetëm dashurinë, por edhe xhelozinë që ndjen për Donaldin.
Së fundmi, ai ka debatuar ashpër me Egzonën për të cilën ka shprehur hapur mendimin se pëlqen të dashurin e saj, Donaldin.
‘’A të kam thënë unë që mos të rrish me Donaldin?’’,- e pyeti ajo e prerë dhe e nervozuar gjatë debatit në shtëpi.
Kjo përplasje vazhdoi më tej teksa Beatrix vendosi të provokoi edhe Donaldin duke i thënë: Egzona më tha që të kishte qejf, kështuqë kujdes me shakatë të lutem.
Kjo gjë e ka bërë Egzonën të përlotet dhe të shqetësohet për gjithë tensionin e krijuar.
‘’Çfarë po kujton familja ime që po e sheh këtë? Unë jam fytyrë televizioni që shumë e vogël dhe kam luftuar shumë, nuk ka qenë e lehtë sidomos për mua si femër’’,- tha ajo mes lotësh. Donaldi ka mbajtur anën e Egzonës dhe është munduar ta qetësojë duke e thënë se është “anormale” sjellja e Triksës.
