Basha kryen lëvizjen e rradhës kundër Berishës/ Mbledhje urgjente në seli

Pas shkarkimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga PD-ja dhe parlajmërimit të tij për referendum, duket se kryetari Basha po merr masat për të mos i dalë situata nga kontrolli.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e PD-së kreytarët e partisë nëpër rrethe 2 ditë pas marrjes së vendimit për largimin nga grupi parlamentar të Sali Berishës.
Kjo mbledhje vjen menjëherë pas deklaratave të Berishës, se do të nisë një lëvizje statuore për të rikthyer Partinë Demokratike në vlerat e saj të dikurshme.

Basha pritet t’u komunikojë kryetarëve dhe arsyet e vendimit për largimin e Sali Berishës nga grupi i demokratëve pas 30 vitesh drejtimi.
Thirrja me urgjencë e kryetarëve të degëve në rrethe është lëvizja e fundit e Bashës për të mbajtur partinë e të bashkuar pas pohimeve të Berishës se do të nisë dhe takimet në rrethe me bazën e demokratëve.
Vendimi për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat erdhi pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA dhe këmbënguljes së vazhdueshme të ambasadores Yuri Kim ndaj drejtuesve të partive kryesore për të mos lejuar hyrjen e personave non grata në parlament.
Basha e mori këtë vendim pak orë para nisjes së seancës së parë parlamentare të këtij legjislacioni të ri duke shkaktuar një tërmet jo vetëm në radhët e demokratëve, por të gjithë opinionit publik. Berisha nuk vonoi ti përgjigjej duke e akuzuar se kjo ishte një marrëveshjes mes tij dhe Edi Ramës si dhe lobingjeve të SOROS. Berisha u betua dje si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa zgjodhi të ulej në rreshtat e fundit të sallës parlamentare, ndërsa shoqërohej dhe nga 3 deputetë demokratë të cilët kundërshtuan ashpër vendimin e Lulzim Bashës.