Dan Sur është rreperi latin, i cili me anë të një çmendurie ka habitur të gjithë fansat e tij. 23-vjeçari ka shpërndarë një video në rrjetin social “Tik-Tok”, ku është shprehur se është i vetmi në historinë e njerëzimit se varëse floriri në kokë duke i përdorur si flokë.
“Ato janë të gjitha të kapur në lëkurën time. Këto janë flokët e mi, flokë floriri, jam i pari në historinë e njerëzimit,” tha ai.
“E vërteta është se doja të bëja diçka ndryshe duke parë që të gjithë lyenin flokët. Shpresoj që mos më kopjojnë të gjithë tani,” shtoi më tej ai në një video të shpërndarë në TikTok.
Video u shpërnda në 1.9 milionë persona që mbetën të shokuar me pamjen e tij.
